Mesut Ozil nuk ka kursyer lëvdatat për Bukayo Saka.
Lojtari anglez, Bukayo Saka ishte në mesin e më të mirëve në mbrëmjen e kaluar, në ndeshjen Angli – Francë.
Përkundër eliminimit të Anglisë, paraqitja e Saka mori vëmendjen e gjithë atyre që ndoqën ndeshjen. Mes tyre, edhe Mesut Ozil u mahnit me anglezin.
Ylli turk i ka dërguar një mesazh Saka, duke i thënë se e ardhmja do t’i takojë atij.
“Nuk duhet të keni turp, Angli. Paraqitje e fortë kundër Kampionëve Botëror në fuqi, mbrojtje e mirë kundër Mbappe dhe shokëve të tij, por Franca efektive si gjithmonë”, ka shkruar Ozil në ‘Twitter’.
“Ndeshje e madhe nga vëllai im, Bukayo Saka – e ardhmja të takon ty”, shtoi ish-mesfushori i Gjermanisë.
Bukayo Saka ishte lojtari që fitoi penalltinë nga e cila Anglia gjeti golin.