Sporti

Owen: Këto tri skuadra do ta rivalizojnë Liverpoolin sezonin e ardhshëm

06/30/2020 16:34
nga:Lorik J

Michael Owen mendon se Manchester United, Manchester City dhe Chelsea do ta sfidojnë Liverpoolin për titullin e Premier League sezonin e ardhshëm.

Chelsea tashmë ka transferuar Hakim Ziyech dhe Timo Werner për sezonin e ardhshëm dhe mund të vazhdojë shpenzimet, ndërsa Man Utd duket se është përmirësuar nën urdhërat e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer gjatë gjashtë muajve të fundit, përcjell GazetaBlic.

“Unë mendoj se Liverpool është një ekip shumë, shumë i fortë që ndoshta do të jetë i fortë për ca kohë,” tha Owen për Premier League Productions.

“Por kjo jo nuk do të thotë se ata nuk mund të kapen. Manchester City është një skuadër fenomenale dhe nëse shpenzojnë paksa, ne do të kemi një garë të shkëlqyeshme për titull edicionin e ardhshëm. Manchester United po përmirësohet me një ritëm të shpejtë. Chelsea po tregon shumë qëllime me nënshkrimet e tyre. City, United dhe Chelsea do të jenë kandidatë kryesor për titull edicionin e ardhshëm, duke përfshirë këtu edhe Liverpoolin”, përfundoi Owen.

/GazetaBlic.