Sporti

Otto John “dridh” Ismet Munishin: Do të shënojë edhe ndaj Ballkanit

02/26/2020 19:11
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit do të takohet me Prishtinën në fundjavë.

Prishtina do të luajë ndaj Ballkanit të shtunën me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 20’të të Superligës, shkruan GazetaBlic.

Sulmuesi më në formë në Superligë, Otto John, i cili aktivizohet tek Prishtina thekson se do të realizojë edhe në ndeshjen ndaj Ballkanit.

“Balkani është një klub i madh dhe ne jemi ne formë të mirë këtë herë ne luajmë si ekip, kështu që ne duhet t’i respektojmë ata por Prishtina do të përpiqet të shkojë për fitore për të marrë tre pikët dhe kjo është ajo që duam. Po besoj se do të shënoj dhe ne duam të shënojmë, e kam këtë besim. Është në mendjen time po dua të shënoj dhe që të shënoj në ndeshje të mëdha është shumë e rëndësishme për mua, kështu që dua të shënoj dhe besoj se mund të arrijë një gjë të tillë” u shpreh John.

Ballkani ndodhet në pozitën e parë në tabelë, kurse Prishtina në vendin e tretë me tre pikë më pak.

/GazetaBlic/