Lajme

Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

06/19/2025 16:07
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, qëndron përkrah të mbijetuarve, të cilët sipas saj, u bënë simbol i forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për te drejtësia dhe drejt një bote ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte.

“Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global”.

“Ne ecim përkrah tyre, me krenari dhe përkushtim”, ka thënë Osmani.