Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Zvicer ka takuar mërgatën në Shtëpinë e Kosovës në Davos.
Osmani tha se secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset dhe të arriturat.
“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos.
Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.


