Lajme

Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

11/23/2024 19:08
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka vijuar traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë.

Sipas një postimi nga ana e të parës së vendit, ajo thotë se shprehu mirënjohje ndaj mbështetjes bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë.

“Në Forumin e Sigurisë në Halifax, vijuam traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani.