Lajme

Osmani takohet me Erdoganin, e falënderon për bashkëpunimin në përforcimin e pozitës ndërkombëtare

05/17/2025 22:33
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoganin gjatë ditës së djeshme në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Osmani tha se është gjithmonë kënaqësi ta takoj Erdoganin, të cilin e cilësoi si mik të palëkundur të Kosovës.

“E falënderova për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj popullit tonë dhe për angazhimin e tij të pandërprerë, si dhe për bashkëpunimin krah për krah me ne në përforcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, shkroi Osmani.

Gjatë ditës, e para e shtetit ka njoftuar se dje është takuar edhe me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.