Lajme

Osmani takohet me Ambasadorin Abbott

10/31/2019 14:26
nga:B. D

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik, shkruan GazetaBlic.

Osmani e njoftoi Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Njëkohësisht Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Ambasadori Abbott shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.

11/18/2019 21:13

Ja kur pritet të takohen Albin Kurti e Isa Mustafa