Lajme

Osmani: Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

04/24/2023 15:51
nga:G B

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se së shpejti flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Blic.

Kjo pasi Kosova ka kaluar një hap më tej drejt anëtarësimit në KiE.

Ajo ka falënderuar aleatët që kanë votuar për Kosovë.

Postimi i saj i plotë:

Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut.