Lajme

Osmani: Presidenti Rugova mbetet simbol i paqes e lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme!

01/21/2025 12:02
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me krenari dhe respekt të thellë, ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, raporton Gazeta Blic.

“Ati themeltar shquhej për vizionin e tij largpamës për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike dhe të integruar në familjen euroatlantike. Ai mbetet simbol i paqes e lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Me krenari dhe respekt të thellë, bashkë me përfaqësues të korit diplomatik, bëmë homazhe në nderim të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, njeriut që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ati themeltar shquhej për vizionin e tij largpamës për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike dhe të integruar në familjen euroatlantike. Ai mbetet simbol i paqes e lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme!