Lajme

Osmani: Në Maqedoni të Veriut, ka ndodhur një devijim politik

03/12/2024 21:45
nga:Sh R

Bujar Osmani – kanditati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut, tha se në vendin e tij ka ndodhur një devijim politik.

“Në Maqedoni të Veriut, ka ndodhur një devijim politik, fakti që ata nuk maturuan mjaftueshëm që të kuptojnë rëndësinë e marrëdhënie ndëretnike për stabilitetin, progresin dhe qëndrueshmërinë e shtetit, dhe integrimit euroatlantik si tre shtyllat kryesore të një shteti stabil dhe progresiv. Është për të ardhur keq për një parti serioze që ka aq mbështetje te komuniteti maqedonas”, u shpreh ai.

“Shqiptarët tani nuk guxojnë të humbin këtë parashikueshmëri strategjike për të cilën po flas, për shkak se po rrezikohen interesat bazë të tyre”, shtoi Osmani në Rubikon.