Lajme

Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Polacit dhe asaj të Qabiqit: Histori që s’guxon të harrohet

7 ditë më parë
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot përvjetorin e masakrës së Polacit dhe Qabiqit, ku më 1999 regjimi gjenocidal serb vrau 78 civilë, burra, gra e fëmijë, raporton GazetaBlic.

Osmani theksoi se këto ngjarje janë pjesë e historisë së Kosovës, që nuk duhet të harrohen kurrë.

Ajo nderoi gjithashtu 8 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 10 civilët e ekzekutuar në Qabiq, duke riafirmuar përkushtimin për drejtësi dhe mbrojtjen e të vërtetës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!” tha Osmani.