Lajme

Osmani: Kongresi i Manastrit unifikoi shqiptarët në një identitet të përbashkët

11/22/2020 15:59
nga:Sh Xh

Kryesuesja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka kujtuar Kongresin e Manastirit në 112 vjetorin e tij.

Osmani shkruan se kongresi ku u vendos alfabeti shqip është nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, përcjellë Gazeta Blic.

Duke u unifikuar alfabeti u unifikua edhe populli shqiptar rreth një identiteti të përbashkët, shkruan Osmani.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, 112-vjetorin e të cilit e kujtojmë këto ditë, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Në thelb ngjarje kulturore, ai u shndërrua shpejt në njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme politike.
Duke e unifikuar alfabetin, delegatët e tij e unifikuan popullin shqiptar rreth një identiteti të përbashkët dhe e riorientuan atë përfundimisht drejt kulturës e qytetërimit perëndimor, pjesë e të cilit qemë prej shekujsh.
Sot i përulemi vizionit të delegatëve të Kongresit. Vepra e tyre për përbashkimin e shqiptarëve rreth vlerave identitare dhe qytetërimit perëndimor duhet të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne.