Lajme

Osmani gjatë takimeve në Bruksel kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët

01/13/2021 12:40
nga:Sh Xh

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka falenderuar presidenten e Senatit belg dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës.

Osmani thotë se biseduan edhe për liberalizimin e vizave, përcjellë Gazeta Blic.

Ajo thotë se ka theksuar se liberalizimi ofron Evropën m% afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor.

Postimi i saj i plotë:

Në Parlamentin e Belgjikes sot, në takim me Presidenten e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux i falenderova për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si dhe për procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.
Diskutuam në veçanti edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Theksova që liberalizimi jo vetëm që do t’i mundësontë qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, por njëherit do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke folur për numrin e madh dhe përgatitjen e jashtëzakonshme të të rinjve tanë.