Lajme

Osmani: Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar, të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen!

10/17/2020 22:44
nga:Y I

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook thotë se beteja me Covid-19 nuk ka përfunduar dhe kjo po duket me rritjen e rasteve ditët e fundit me Koronavirus, shkruan Gazeta Blic.

Osmani ka bërë thirrje të respektohen masat anti Covid pasi dhimbja mund të rritet ditë pas dite ashtu siç po rriten numrat.

Ajo ka apeluar për kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti Covid.

“Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve.

COVID-19 është kudo përreth nesh. Kemi nevojë të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen, t’i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!