Lajme

Osmani: Betaja e Koshares ka krijuar datë historike për brezat që po vijnë!

04/09/2020 15:50
nga:Norë Kelmendi

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se beteja e Koshares, ka krijuar datë historike për brezat që po vijnë.

Osmani ka thënë se Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.

Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës!

Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!

04/09/2020 09:53

Veseli: Beteja e Koshares i dëshmoi botës aftësinë tonë për luftë frontale