Lajme

Osmani adreson përjashtimin e AKA-së nga EQAR

03/02/2018 12:12
nga:A. R.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përjashtimi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit është bllokuar në Kuvend nga ky subjekt politik, ndërsa tha se kanë mbledhur bashkë me Vetëvendosjen 40 nënshkrime për ta adresuar këtë çështje urgjentisht në Kuvend.

“Dje si grup parlamentar kemi reaguar rreth kësaj çështjeje nëpërmjet shefit të grupit parlamentar i cili e ka shprehur qëndrimin tonë të përbashkët se sa shqetësues është përjashtimi i Kosovës nga cilado organizatë ndërkombëtare”, tha Osmani në konferencë për shtyp.

“Kjo që i prek dy aspekte, edhe aspektin e cilësisë në njërën anë, por edhe agjendës evropiane në anën tjetër”.

“Kjo dëshmon logjikën e kësaj qeverie që di të bëjë vetëm hapa prapa në procesin e integrimit”.

“Ne si LDK bashkë me deputetët e Vetëvendosjes dje kemi bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme”.

“Kemi mbledhur 40 nënshkrime që kjo çështje të adresohet urgjentisht në Kuvendin e Kosovës”.

Osmani vijoi duke thënë se LDK edhe më herët ta ka reaguar për këtë çështje, duke thënë se ky subjekt politik ka dy-tre javë që ka kërkuar që të mos votohet në Kuvend për anëtarët e ri, pa u adresuar së pari shkeljet ligjore nga ana e ministrit në momentin kur i ka shkarkuar anëtarët e agjencisë.

“Si LDK e kemi bllokuar këtë proces në Kuvend”.

12/12/2019 12:43

LDK nuk heqë dorë nga posti i presidentit