Lajme

OSK-ja: Mos plotësimi i kushteve të punës, shkaktari kryesorë pse mjekët po ikin nga Kosova

01/24/2020 13:07
nga:N.K

Përmes një komunikate për medie, Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka shprehu shqetësimin e saj, lidhur me mos respektimin e dispozitave ligjore dhe mos plotësimin e kushteve, nga ana institucionale.

Sipas OSK-së, mos plotësimi i këtyre kritereve, është shkatari kryesorë pse profesionistët shëndetësorë, po migrojnë jashtë Kosovës.

Komunikata e plotë:

Bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës që janë në fuqi, me të cilat rregullohen të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve shëndetësorë (stomatologëve) të punësuar në sektorin publik dhe privat, Oda e Stomatologëve të Kosovës, në lidhje me kompetencat që i takojnë sipas: Ligjit për Odat e Profesionistëve 04/L-150, neni 2, pika 1, dhe neni 10, pika 1.1, dhe Statutit të Odës së Stomatologëve të Kosovës neni 16, pika 1.1, ka për obligim mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesesave të komunitetit të stomatologëve përmes ngritjes së shqetësimeve dhe brengave të tyre në nivel institucional për çështjet që prekin fushëveprimin e stomatologut në punën e përditshme profesionale.

Duke u bazuar në këtë OSK ka ngritur shqetësimet e anëtarëve të tyre në lidhje me moszbatimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me:

  • Ligjin e Punës 03/L-212, neni 22, pika 1 (për shkurtimin e orarit të punës) dhe neni 32, pika 3 (për kohëzgjatjen e pushimit vjetor); 
  • Kontratën Kolektive Sektoriale me nr. 05-3815, e datës 12.06.2018 e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës neni 9, pika 1 (rrezikshmëria në vendin e punës) dhe pika 3 (orari i punës), neni 13, pika 2 (pushimi vjetor), dhe neni 16, pika 4 (pushimi mjekësor);
  • Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 04/L-161, neni 5, pika 3 (vlerësimi i rrezikut në vendin e punës), neni 7 (masat parandaluese), dhe neni 16 (vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës); dhe
  • Udhëzimin Administrativ nr. 13/2011 i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, neni 3, pikat 1.1, 1.3, 1.4 dhe 1.5 (punët me ndikime të dëmshme) dhe neni 4 (kohëzgjatja e pushimit vjetor).

Mos respektimi i këtyre dispozitave ligjore dhe mos plotësimi i kushteve të punës, është ndër shkaktarët kryesor i cili po ndikon në migrimin e profesionistëve shëndetësorë jashtë Republikës së Kosovës.

Oda e Stomatologëve të Kosovës kërkon nga institucionet shëndetësore, institucionet kompetente të nivelit qëndror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh kërkesat e komunitetit të stomatologëve për plotësimin e këtyre kushteve.