Lajme

Ortaku i bashkëshortit dhe motrës së Mimoza Kusarit emërohet në bord të KEK-ut

06/25/2021 23:09
nga:Gazeta Blic

Arbnor Pula është emëruar anëtar në Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Emërimi i Pulës nga qeveria e Albin Kurtit është bërë më 5 maj të këtij viti.

Pula është i afërt me Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka lidhje me anëtarët e familjes së Mimoza Kusari-Lilës, e cila është kryetare e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Pula është ortak në biznes së bashku më bashkëshortin dhe motrën e Kusari-Lilës.

Arbnor Pula, Arben Lila dhe Edita Kusari, janë pronarë të kompanisë Top Team Consulting L.L.C., ku secili prej tyre kanë nga 20% të aksioneve, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, raporton Insajderi.