Showtime

Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit

03/26/2020 19:29
nga:L I

Kanë qenë të shumtë artistët e estradës që kanë reaguar pas shkarkimit të qeverisë Kurti, shkruan GazetaBlic

Edhe Oriola Marashi ka reaguar përmes rrjete sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për Albin Kurtin.

Marashi ka shkruar se kryeministrin e rrëzuan hienat e korrupsionit.

“Ah moj Kosovë! Fitoren që e mori Albin Kurti me votat e popullit ia rrëzoi kuvendi me hienat e korrupsionit, smund ta besoj”ka shkruar në njërin nga postimet modelja.


Ajo ka bërë dhe një postim tjetër ku ka shkruar:

“Kur në botë vjen një gjeni i vërtetë, kuptohet nga fakti se të gjithë idiotët mbledhen kundër tij”, ka shkruar tutje Marashi.

/GazetaBlic