Sporti

Orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës

01/30/2020 10:39
nga:M K

Është caktuar orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Kjo fazë do të nisë me ndeshjen Drenica – Gjilani, që zhvillohet më 8 shkurt, në orën 12:30 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, por me fillim në orën 13:00 shkruan faqja zyrtare e shtëpisë numër një të futbollit kosovar, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkohë, më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit zhvillohet më 12 shkurt.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës

E shtunë, 8 shkurt

12:30 Drenica-Gjilani

13:00 Prishtina-Vushtrria

E diel, 9 shkurt

12:30 Dukagjini-Ballkani

E mërkurë, 12 shkurt

12:30 Liria-Feronikeli

05/19/2020 14:59

Zyrtare: Caktohen datat për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës