Sporti

Orar i pazakontë për derbin Tirana – Partizani

09/22/2019 20:33
nga:Lorik J

Kategoria Superiore uli siparin e javës së 5-të. Surpriza nuk munguan as këtë javë, ku Partizani u ndal në shtëpi nga Bylis me rezultatin 1-1. Edhe Tirana pesoi humbjen e parë në kampionat ndaj Kukësit, ndërsa Flamurtari mori pikën e parë në shtëpi përballë Laçit. Java e 6-të e Superligës do të luhet në ditë.

Ditën e shtunë do të luhen 4 takime në orën 16:00, ndërsa derbi do të luhet ditën e diel në orën 16:00. Për herë të parë pas shumë kohësh, sfida mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet pa drita. E gjitha kjo pas problemit me ndriçimin në ndeshjen Tirana-Teuta. “Selman Stermasi”, nuk është licensuar ende për të zhvilluar një ndeshje me drita dhe në këtë mënyrë derbi është zhvendosur në orën 16:00. Një orar jo shumë i përshtatshëm për tifozërinë që pritet të jenë të shumtë në numër ashtu siç kanë qenë në çdo derbi.

E shtunë, 28/09/2019

JAVA 5-të

16:00 Teuta – Kukësi

16:00 Bylis – Flamurtari

16:00 Vllaznia – Skënderbeu

16:00 Luftëtari – Laçi

E diel, 29/09/2019

16:00 Tirana – Partizani