Lajme

Opozita e bashkuar kundër Demarkacionit, pro rrëzimit të Qeverisë

05/05/2017 19:00
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti ka thënë se nuk ka bashkëpunim mes partive për një koalicion të mundshëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Por ai ka thënë se Nisma nuk do të bashkëpunojë me PDK-në dhe LDK-në.

“Nuk kemi bashkëpunim mes subjekteve, aq më pak me PDK-në dhe LDK-në, ne jemi duke punuar vetëm për interesin e qytetarëve”.

“Vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje. PDK dhe LDK kanë nevojë për pak pushim. Absolutisht nuk jemi të interesuar të qeverisim më këto dy parti”.

Hoti që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur shumë optimist se Kosova do të qeveriset nga opozita.

“Vendi do të qeveriset nga opozita, kryeminsitri do të jetë i opozitës.

“Nuk pres që Demarkacioni do të kalojë, ai do të shkojë poshtë. Opozita është e bashkuar për çështjen e Demarkacionit dhe rrëzimin e Qeverisë”.

12/12/2019 22:27

E shpjegon Enver Hasani: Vetëm në këtë situatë shkohet në zgjedhje të parakohshme