Lajme

Opinion shfaq intervistën e Sali Berishës, të patransmetuar më parë

09/07/2017 18:20
nga:M H

Sot është transmetuar për herë të parë një intervistë me ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berishën e regjistruar nëntë vjet më parë dhe e pa transmetuar asnjëherë.

Vetë drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu tha se u bënë xhirime për të përgatitur një emision për jetën private të Sali Berishës, asokohe kryeministër I vendit. Por ky projekt nuk u mbyll kurrë dhe NUK u transmetua, mbeti në arkivë.

Sot me rastin e 20 vjetorit, Opinion paraqiti një pjesë të shkurtër të invervistës së asaj kohe të Berishës dhe disa pamje të rralla të tij në Durrës me bashkëshorten Lirien, nipat dhe mbesat.

Ai tha ndër të tjera se vjen shpesh në plazhin e Durrësit sepse aty ka mundësi të takohet me gjithë familjen. Sakaq, Berisha saktësoi se dëshira e tij është të kalojë pushimet në mal, por nuk mundet tu prishë qejfin nipave e mbesave.

“Çdo darkë dal shëtitje rreth 9 km në breg të detit. Zgjohen në 07:30 dhe ulem për të fletur në 02:00 pas mesnate. Ky është ritmi im gjithë jetën..”, tha ndër të tjera Sali Berisha në intervistën e dhënë 9 vite më parë dhe të transmetuar sot për herë në parë./opinion.al.

11/17/2017 11:49

Njihuni me një tjetër ‘super mbesë’ të Sali Berishës (FOTO)