Uncategorized

Operohet futbollisti i kombëtares së Kosovës

11/18/2019 20:29
nga:Lorik J

Futbollisti i kombëtares së Kosovës u21, Ardian Muja është operuar.

Muja, i cili u lëndua në sfidën ndaj Anglisë u21 ka kryer operimin me sukses dhe këtë e ka dëshmuar me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, raporton GazetaBlic.

Ai falënderon të gjithë për mbështetjen e madhe që ia kanë dhënë para dhe pas këtij operimi.

“Falënderimi i takon Zotit që me sukses e kalova edhe këtë sfidë, falëminderit familjes ,shokëve dhe të gjithë të afërmve që më mbështeten dhe për përkrahjen , në pamundësi për tju kthyer mesazhet të gjithve një nga një po ju falenderojë përmes këtij postimi”, ka shkruar futbollisti.