Sporti

Operohet Dumfries, do të mungojë 2 deri në 3 muaj

12/16/2025 19:31
nga:Mergim Rreci

Interi njoftoi se Denzel Dumfries i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e kyçit të këmbës, kështu që pritet të mungojë dy deri në tre muaj.

Lojtari i kombëtares holandeze kishte kohë që vuante nga një problem në kyçin e këmbës, i cili po i merrte më shumë kohë se sa pritej për t’u shëruar.

Ai iu nënshtrua një konsulte specialiste dhe zgjodhi të operohej. Një deklaratë, Interi konfirmon se Dumfries iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të stabilizuar kyçin e këmbës së majtë në Klinikën Fortius në Londër sot.

Ai do të ndjekë një program rehabilitimi gjatë javëve të ardhshme, por Sky Sport Italia dhe të tjerë tashmë po sugjerojnë se kjo do të thotë të paktën dy deri në tre muaj jashtë loje.

/GazetaBlic Sport/