Vetëm një vit zgjati aventura e Andre Onanas në Serie A. Portieri kamerunas u paraqit shumë mirë me Interin, ndërkohë që në verë u transferua te Manchester United për 52 mln euro + bonuse.
“Gardiani” afrikan nuk është përshtatur siç duhet tek ekipi anglez, teksa po përballet me kritika pas gafave të para. Në konferencën për shtypin përpara duelit të Championsit kundër Bayernit, 27-vjeçari iu rikthye edhe shpërthimit ndaj Harry Maguire.
“Unë jam shumë pasionant, kërkoj shumë nga shokët e skuadrës dhe mbrojtësit. Por ne jemi shumë të bashkuar. United është një klub fantastik dhe shumë i madh.
Po përpiqem të jap më të mirën time. Fillimi i sezonit nuk ka qenë i lehtë, por jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë në vazhdim. Nuk mendoj se ndodhem këtu vetëm për faktin që luaj mirë me këmbë.
Maguire? Harry është me të vërtetë një djalë i mirë, kam një marrëdhënie të mirë me të. Bisedojmë me njëri-tjetrin. Pastaj, çfarë ndodh në fushë mbetet aty”, përfundoi Onana.


