Fit&Sexy

OKi: Kujdes me përdorimin e tij, është shumë i dëmshëm

09/17/2020 14:59
nga:N S

OKi është njëri nga ilaqet që përdoret jashtëzakonisht nga qytetarët kosovarë, për dobësimin dhe largimin e dhimbjeve, kryesisht të kokës, mirëpo ky medikament ka edhe efeket anësore, madje shumë të dëmshme.

OKi ka ne permbajtje ‘ketoprofen’ dhe se ky bar mund te demtoje stomakun kur perdoret shpesh. Përdorimi i OKit njëkohësisht me pije alkolike mund të shkaktojë edhe më shumë shqetësime në stomak.

Ky ilaç mund të irritojë stomakun dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht. Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore potenciale janë të frikshme.

1. Ato përfshijnë sulmin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër.
2. Goditjen në tru.
3. Hipertensionin arterial HTA.
4. Probleme të veshkave deri në insuficencë renale.
5. Hemorragji dhe ulçerë në stomak.
6. Anemi.
7. Reaksione në lëkurë.

Çfarë duhet të dini për ilaçin Oki

Oki është një barnë që rekomandohet për mbajtjen nën kontroll të artritit reumatoid, osteoartritit, dhimbjes së mesit e të shpinës, dhimbjeve të tjera dhe inflamacionit. Oki përshkruhet si një ilaç që lehtëson dhimbjet por nuk kuron problemin në gjenezë.

Doza e rekomanduar ditore është 100-200 mg një herë në ditë në varësi të peshës dhe ashpërsisë së simptomave. Oki bllokon prodhimin e disa substancave natyrale në organizëm që shkaktojnë inflamacion.

Ilaçe me përmbajtje ketoprofeni siç është Oki nuk duhen përdorur nga njerëzit që vuajnë nga azma, gratë shtatzënë ose nënat lehonë, fëmijët nën moshën 15 vjeç, njerëzit që vuajnë nga zemra, pacientët që vuajnë nga ulçera dhe veshkat./g.metro

09/16/2018 18:09

“Oki” publikon foto kur ishte 17 vjeçar, sa ndryshe duket