Lajme

OKB-ja nuk mund të ofrojë ndihma për Jemenin

11/06/2017 21:32
nga:D.I

Kombet e Bashkuara u penguan të dërgojnë dy aeroplanë me ndihma humanitare në Jemen, pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbylli sot të gjithë kufijtë dhe hapësirën ajrore në Jemen, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët e OKB-së janë aktualisht në negociata për të marrë leje për të fluturuar në misione humanitare në Jemen, ku aktualisht shtatë milionë banorë të Jemenit janë duke u përballur me uri, transmeton KosovaPress.

11/22/2017 19:31

Edhe një skandal me tekstet shkollore: Kosova ende s’e ka shpallur pavarësinë!