• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Oficeri Ushtarak i UÇK-së, Fadil Demiri tregon për herë të parë pse nuk ka dal shpesh në intervista

04/19/2019 22:36
nga:FL.B

Oficeri Ushtarak i UÇK-së, Fadil Demiri ka folur për herë të parë rreth asaj se pse nuk ka qenë i pranishëm për pothuajse asnjëherë në media apo në politikë, shkruan GazetaBlic.

I ftuar në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin’ ai ka treguar se një gjë të tillë e ka bërë për arsyen se gjithnjë është nisur me idenë që flasin veprat, derisa ka shtuar se nuk e ka parë të arsyeshme as kyçjen në politikë.

Thjeshtë, kurrë s’kam pas qejf me fol, me idenë se flasin veprat ose shkruhen. Nuk kam qenë i angazhuar politikisht sepse s’e kam parë të arsyeshme me fol edhe pse kam pasur mjaftë se çka me fol.”

Kështu që është më mirë me fol, ka pasur shumë ngjarje, shumë ndodhi, shumë probleme, shumë vështirësi, edhe krejt kjo ka përfunduar me lirinë e Kosovës, edhe është mirë që ka përfunuar kështu. Të gjitha ato përpjekje që i kemi bërë ne në kohën kur shumica e njerëzve nuk e kanë besuar, ne nuk kemi lëshuar pe, kemi ecë në përpjekjet tona.” – ka thënë Demiri në “BlicInterview”.

/ © GazetaBlic /

05/23/2019 08:50

Finalja e Europa Ligës pritet të dështojë