Sporti

Ofertë e re nga Interi për Ademola Lookman

07/29/2025 13:38
nga:Lorik J

Interi ka vendosur të bëjë një lëvizje për Ademola Lookman.

Atalanta me sa duket është e gatshme ta shesë atë këtë verë, por jo me çdo çmim, pasi kërkon 50 milionë euro.

Interi dëshiron ta mbyllë marrëveshjen në ditët në vijim dhe sapo ka dërguar një ofertë të re prej 43 milionë eurosh plus bonuse, sipas Sky Italia, duke i afruar më shumë me kërkesat e Atalantës.

Një takim është gjithashtu duke u zhvilluar midis Giuseppe Marotta dhe Antonio Percassi, drejtuesve sportivë të dy ekipeve të Serie A.

/GazetaBlic Sport