Sporti

Odriozola: Koha ime në Madrid do të vijë

04/06/2020 22:09
nga:Lorik J

Alvaro Odriozola thotë se është i sigurt se ka atë që duhet për të siguruar një vend në Real Madrid.

24-vjeçari nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë në Santiago Bernabeu dhe nuk ka bërë përshtypje për huazimin e tij në Bayern Munich, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë lojtari ka vetëbesimin e duhur dhe thotë se do të arrijë sukese me klubin madrilen.

“Me shumë sinqeritet dhe e them nga zemra, unë jam shumë i sigurt se edhe Zidane e di se koha ime do të vijë,” tha Odriozola për Marca.

“Forma ime më e mirë akoma nuk është shfaqur në pah, por do të vijë. Unë kam shumë besim në potencialin tim dhe e di se çfarë mund të jap në të ardhmen”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/