Sporti

O’Connell ka disa fjalë për stadiumin ‘Fadil Vokrri’

08/13/2018 22:46
nga:Lorik J

Drita – Prishtina është ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin e rinovuar të kryeqytetit, ‘Fadil Vokrri’.

Skuadra e Dritës ka fituar Superkupën e Kosovën në futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën me përmbysje me rezultatin 2-1, shkruan GazetaBlic

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka qenë gjithashtu i pranishëm në këtë takim dhe pas përfundimit të ndeshjes ai ka postuar një fotografi me një mbishkrim mjaft domethënës në rrjetin social, Facebook.

“Trashëgëmia e prekshme e Legjendarit Fadil Vokrri”, ka shkruar O’Connell në rrjetin e tij social.

Ky postim i tij është pritur mjaft mirë nga qytetarët – të cilët e kanë lavdëruar për fjalët e mira në drejtim të legjendës së futbollit kosovar, të ndjerit, Fadil Vokrri.

/GazetaBlic/

11/17/2019 23:29

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë