Cool

OBSH: Karantina nuk mjafton për ta mposhtur koronavirusin

03/22/2020 14:38
nga:N S

Shtetet nuk duhet të mjaftohen me vetizolimin e popullit për të mposhtur koronavirusin, ka thënë një ekspert emergjent i Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Ne duhet të përqëndrohemi në identifikimin e të sëmurëve, personave të cilët kanë virusin, në mënyrë që t’i izolojnë, t’i gjejnë kontaktet e t’i izolojnë edhe ata”, tha Mike Ryan nga OBSH në një intervistë për BBC.

Ryan ka paralajmëruar se ekziston rreziku i rikthimit të koronavirusit edhe pas kohës së karantinës, nëse nuk ndërmerren masat e duhura.

“Rreziku i sëmundjes infective është se, në rast se nuk ndërmerren masa të menjëhershme shëndetësore, ekziston një rrezik që sëmundja do rikthehet pas largimit të kufizimeve”, ka deklaruar eksperti i OBSH-së.
Aktualisht, janë të prekur mbi 300 mijë persona nga COVID-19 në mbarë botën.

03/23/2020 19:36

​OBSH: Koronavirusi po përshpejton – barnat e paprovuar mund të bëjnë më shumë dëm