Sporti

OBSH-ja ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër? UEFA e mohon

04/22/2020 12:15
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka hedhur poshtë raportimet e mediave se Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dërguar një letër ku duhet ta ndalojë futbollin deri vitin e ardhshëm.

Përmes një prononcimi, UEFA ka mohuar këto zëra, duke thënë se janë duke diskutuar mundësinë më të mirë që ky sezon të mbyllet pa rrezikuar shëndetin e askujt, përcjell GazetaBlic

“UEFA pranoi një kërkesë për të pezulluar sportin deri në vitin 2021 nga OBSH” shkroi e përditshmja italiane La Repubblica të martën (dje).

Ky artikull citoi revistën braziliane “Veja”, sipas së cilës OBSH-ja i ka kërkuar UEFA-së që të ndalojë një valë të dytë të përhapjes së Covid19.

Megjithatë, sipas “The Indepedent”, organi rregullativ i futbollit në kontinentin e vjetër ka mohuar këto zëra, duke konfirmuar se po angazhohen maksimalisht në përfundimin e sezonit 2019/2020.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve