Sporti

Ballkani triumfon ndaj Besës, skuadra e Shkëmbit nuk i ndahet kreut të tabelës

04/10/2021 16:45
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Besës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 1, shkruan GazetaBlic.

Meriton Korenica shënoi dy herë, kurse Nazmi Gripshi dhe Arbër Prekazi realizuan nga një gol për vendasit. Në anën tjetër, Qorri shënoi një super gol për skuadrën e Besës.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, edhe pse në 45′ minutat e parë rezulati ishte 1 me 1.

Në këtë takim Ballkani humbi edhe një penallti, me Arbër Hoxhën që dështoi nga pika e bardhë.

/GazetaBlic/