Lajme

“O dal unë nga studio ose të dalë ai”, Kica – Xhelili përplaset me analistin Hoxha

02/01/2024 22:19
nga:G B

Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar deputeten e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, me pretendimin se nuk ka reaguar ndaj një deklarate të Lumir Abdixhikut, i cili e kishte akuzuar studion e “Debat Plus-it” për propagandë qeveritare.

Hoxha iu drejtua deputetes duke i thënë se cili është qëndrimi i saj ndaj deklaratave të shefit të saj.

Ndërkaq, deputetja tha se kanë informata se sondazhi i UBO-CONSULTING ka qenë i fabrikuar dhe rezultatet kanë qenë të njëanshme.

Më pas debati u intensifikua në mes të analistit Hoxha dhe deputetes Kica – Xhelili, ku kjo e fundit kërkonte që Hoxha të ndalej e të mos “bërtiste” kundrejt saj.

Hoxha vazhdimisht insistonte se Kica – Xhelili është dashur të distancohej nga gjuha e Abdixhikut.

Deputetja në një rast iu drejtua moderatorit Ermal Pandurit, duke i thënë “Ose le të dalë ky nga studio ose po dal unë”.

Më pas ky diskutim u ndëpre dhe nuk pati nevojë që asnjëri ta lëshonte studion.