Lajme

Nxirren të pesë trupat e pajetë të viktimave nga vrasja e shumëfishtë në Gjilan

02/18/2020 18:37
nga:E Sh

Të gjithë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca janë nxjerrur nga shtëpia ku ka ndodhur edhe vrasja tragjike sot mes anëtarëve të familjes.

Ndërkohë, para pak minutash është nxjerrë edhe trupi i pestë dhe i fundit nga shtëpia.

Vlen të theksohet se sipas fqinjëve, anëtarët e familjes janë vrarë mes vete. Sipas tyre, ishte filimisht vëllau i madh ai që ka shtënë në drejtim të prindërve dhe vëllaut të tij të vogël e pastaj motra ka vrarë vëllanë e madh dhe vetën.

Drejtpërdrejt nga nxjerrja e trupave të pajetë në Gjilan

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 18 février 2020