Lajme

Nxënësve të vaksinuar në Fushë Kosovë u përkeqësohet gjendja shëndetësore

03/27/2019 20:33
nga:A. R.

Klasës së 6-të të shkollës “Bajram Curri” të Sllatinës së Madhe i mungojnë shtatë nxënës, me arsye.

Ata patën telashe shëndetësore, pasi morën vaksinat, të martën. Reaksionet ishin të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Vaksinimi i dhe rreth një mijë e 500 fëmijëve tjerë të klasave 1 dhe 6 të shkollave të Fushë Kosovës u bë nga Qendra e Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Tetë fëmijë u desh të dërgohen në klinikën infektive. Shtatë janë liruar dhe një vazhdon të qëndrojë aty. Zyrtarët në këtë klinikë nuk vënë ndonjë koment se çfarë ndodhi.

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën