Sporti

“Nxehtë” në Superligë, luhen dy super derbi

11/09/2019 09:20
nga:L I

Të shtunën (sot) hapet xhiroja e 15 në Superligën e Kosovës.

Tifozët e futbollit në Kosovë të shtunën do të kenë një ditë argëtuese sportive.

Me fillim nga ora 13:00, luhen dy derbi në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, kampionët e Kosovës, skuadra e Feronikelit pret Dritën, ndërsa KF Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ takohet me Prishtinën.

Feronikeli me një fitore të mundshme përballë Dritës, do të mbetej në garë për titull, edhe pse qëndron tetë pikë larg Ballkanit dhe Gjilanit, që ndajnë vendin e parë me nga 30 pikë.

Në anën tjetër, Llapi dhe Prishtina këtë xhiro do të ‘luftojnë’ për vendin e katërt, pasi të dy skuadrat janë të pozicionuara aty me nga 24 pikë./Lajmi.net/