I ftuar në njërin nga televizionet kombëtare, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj u pyet nga analistët në studio edhe rreth kundërkandidatëve të tij në garën për Prishtinës.
Duke folur për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, ai u shpreh se nuk e njeh personalisht. Haradinaj u shpreh se herën e parë për të kishte degjuar nga historia e projektit të Badocit.
‘Nuk e njoh personalisht shumë. Hera e parë që kam dëgjuar për të është historia e Badocit dhe e di që është ortak i biznesmenëve të fuqishëm në Londër që janë të lidhur me PDK-në’, shtoi ai.
Haradinaj u shpreh se Rama po reziston të identifikohet me LDK-në.
‘E di që reziston me u identifiku me LDK-në por nuk e di se si e ka konceptu ai. Ndoshta mendon që me këtë fiton më shumë elektorat. Por dihet se LDK ka shumë elektorat. Nuk e di a i bën mirë kjo por me siguri ka ekipin e vet të ekspertëve që e këshillojnë’, përfundoi Haradinaj.