Lajme

Nxehet deputetja e LDK-së ndaj VV-së: Nuk jeni në gjendje me dhënë një propozim konkret veç ‘llap-llap’

07/14/2020 11:52
nga:E Sh

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur gjatë seancës që po mbahet për gjendjen me COVID 19, duke u reaguar deputetëve të VV-së, të cilët kritikuan Qeverinë Hoti për keqmenaxhim.

Gaxherri e frustruar në seancë, ka thënë se nuk po bëhet asnjë intervenim për testim për virus, derisa edhe vetë ka kërkuar ta kryej testin por një gjë e tillë nuk është aprovuar ende, sipas saj.

Ajo iu është drejtuar deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, që të lënë ‘pallavrat’ dhe diskutimet disa orëshe për qeverisje e kaluara derisa gjendja me pandeminë nuk është e mirë.

“Ekipa shëndetësore duhet me ardhë këtu, të gjithë duhet të testohemi. Unë si deputete kam kërkuar të testohem, ende nuk jam testuar, nuk ka këtu intervenime. Qeveria Kurti nuk e pat pru pandeminë, është ardhë prej tjetër kah, as kjo qeveri nuk është duke e zhvillu, lërini këto pallavra. Me thirrë seancë 10 orë me diskutu çka ka bë Qeveria Kurti, çka po bën tash qeveria e nuk jeni në gjendje me dhënë një propozim konkret, asnjë punë konkret, veç ‘llap-llap’. Ne jemi duke u infektu këtu po edhe familjet tona me pallavrat e juaja, 10 orë debat kot. Nuk është në rregull”.

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 14 juillet 2020