• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Nxehet’ Bahtiri, thotë se kurdo e merr veriun dhe i shpallë zgjedhjet

03/01/2019 22:47
nga:FL.B

I pari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtri ka folur për dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka thënë se po të kishte dhënë dorëheqje vet ky nga posti i kryetarit Qeveria do t’i shpallte zgjedhjet për brenda 10-ditësh derisa shton se një gjë të tillë nuk po e bëjnë edhe me kryetarët e komunave veriore sepse po duan ta mbajnë status-quonë.

Jo, vetni ata që nuk po i shpallin. Po duan të mbajë status-quonë. Kemi forca të mjaftueshme me e marrë na pjesën e veriut dhe t’i kemi nën kontroll e t’i shpallim zgjedhjet siç duam ne, jo siç do Beogradi.” – ka thënë Bahtiri.

Ai ka shtuar se një gjë të tillë do ta bënte pa pasur nevojë që të ndërhynte Ushtria e Kosovës pasi që konsideron se Policia e Kosovës e ka për detyrë një gjë të tillë derisa shprehet i habitur se pse këta të fundit nuk po e bëjnë një gjë të tillë

Jo s’ka nevojë ushtria. Janë Policia që e bëjnë rendin. Ushtria, nuk jemi në luftë, ushtria hyn vetëm në luftë dhe qet makinerinë kur është gjendje lufte.” – ka shtuar Bahtiri.

/ © GazetaBlic /

03/01/2019 23:33

Zbulimi ‘i madh’ i Agim Bahtirit: Nëse ndahet Mitrovica, pezullohet Ballkani