Shkrimtari dhe gazetari Nusret Pllana, më 9 Prill do të jetë në Çikago të ShBA-së për të ligjeruar lidhur me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë vizitë, Pllana do të shfaq një dokumentar për luftën në Kosovë të titulluar “Kush i vret fëmijët”, shkruan GazetaBlic.com
Krahas këtij aktiviteti të titulluar “Adem Jashari simbol i qëndresës, frymëzim i lirisë”, Pllana do të bëjë edhe promovimin e disa veprave të tij.
Ky aktivitet është planifikuar të zhvillohet nga ora 18:00 në 6246 N. Western Chicago IL 60659.