Lajme

Nushi i PSD-së: Albini gënjeu prapë, thoshte se presidenti nuk duhet të jetë figurë politike

01/14/2021 14:16
nga:A. R.

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për garim së bashku në zgjedhje, të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, shkruan Gazeta Blic.

Siç parashihet në marrëveshje, Vjosa Osmani do të garojë për postin e presidentit, teksa Nushi për këtë gjë e ka quajtur gënjeshtar, Albin Kurtin.

Kjo për shkak se siç thotë Nushi, kohë më parë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte thënë se presidenti i vendit nuk duhet të jetë figurë politike.

“A ju kujtohet kur ne negociatat ndermjet VV dhe LDK per ta formuar qeverine, Albini thojke qe Presidenti nuk duhet me qene figure partiake. Rrejti apet, e leshoj bajrakun apo jo??”, ka shkruar Nushi.