Lajme

Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë, transportohet nën masa të rrepta sigurie

09/06/2025 20:18
nga:Y I

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është shtruar ditën e sotme në urgjencë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, ndërsa raportohet se është transportuar nën masa të rrepta sigurie.

Raportohet se Dumani ka shfaqur komplikacione në zemër.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

/Ora News/