Lajme

Numri i përgjithshëm i studentëve universitarë për 2017/18 ishte 110.137

06/18/2018 14:01
nga:Gazeta Blic

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 31.068, prej tyre në sektorin publik 27.289 ose 87.9%, ndërsa në sektorin privat 3.779 fëmijë ose 12.1%, thuhet në një publikim të ASK-së në bashkëpunim me MASHT në lidhje me statistikat e arsimit për vitin akademik 2017/18.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 248.044, prej tyre në sektorin publik ishin 244.149 nxënës ose 98.4%, ndërsa në sektorin privat 3 895 nxënës, ose 1.6%.

Ndërsa, numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 91.345, prej tyre në sektorin publik 88.444 nxënës ose 97%, derisa në sektorin privat ishin 2.901 nxënës ose 3%.

Në publikim thuhet se numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 315 nxënës, derisa numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 110.137, prej tyre në universitetet publike ishin 70.313 studentë ose 63.9%, ndërsa në kolegjet private ishte 39 824 studentë ose 36.1%.

11/04/2019 15:50

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT dhe Rektoratit të UP