Lajme

Numri i madh i zëvendësministrave i dëmshëm për buxhetin e Kosovës

11/09/2017 14:43
nga:M H

Njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi vlerëson se punësimi i madh i zëvendësministrave do t’i kushtojë shumë buxhetit të Kosovës, dhe institucionet publike duket t’i kushtojnë më shume rëndësi zvogëlimit të administratës sepse është një nga kriteret kryesore në procesin e integrimit evropian.

“Institucionet publike duhet t’iu kushtojnë më shumë rëndësi zvogëlimit të administratës, sepse është një nga kriteret bazike në procesin e integrimit evropian. Rritja enorme e numrit të zyrtarëve të lartë ka kosto të papërballueshme për buxhetin e vendit. Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe një prej vendeve më të vogla, ndërsa administrata e saj dhe qeveria janë më të mëdhatë. Në menaxhimin e financave publike kjo ka një kosto të papërballueshme për buxhetin e shtetit”, është shprehur Gashi për Gazeta Blic.

Gashi shtoi se punësimi i zyrtarëve të lartë në administrata e qeveri, nuk e zbutë aspak papunësinë, por duhet të zhvillohet sektori privat i cili gjeneron vende pune.

“Nuk luftohet papunësia nëpërmes punësimit të zyrtarëve të lartë në administratë dhe qeveri, por duhet të bëhet zhvillimi i sektorit privat i cili gjeneron vende pune, zhvillon ekonominë dhe rrit standardin jetësor për popullatën. Fatkeqësisht në Kosovë po ndodh e kundërta”, ka potencuar Gashi.

Në qeverinë Haradinaj janë 21 ministra, e zëvendës të tyre do të jenë mbi 50. Ata do të paguhen me rrogë mbi 1300 euro./Gazeta Blic./

Në fotografi: Naim Gashi

 

11/21/2017 10:35

Kryeministri i Gjeorgjisë: Nuk e njohim Kosovën