Lajme

Numërohen 56% të votave në Maqedoninë e Veriut, ja kush po prinë

04/21/2019 21:36
nga:FL.B

Garë e fortë po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në ueb-faqen e saj në vazhdimësi po e azhurnon statistikat nga votat e numëruara, ku deri më tash bëhet e ditur se 1.028.480 të votave (56.88%) janë numëruar, shkruan GazetaBlic.

Nga këto vota, del që tre kandidatët për President të Maqedonisë së Veriut deri më tash janë votuar si vijon:

Blerim Reka  | Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa – ka marrë  48.298 vota apo 11,76%,

Gordana Siljanovska-Davkova  | VMRO-DPMNE – ka marrë 169.514 vota apo 41,28%,

Stevo Pendarovski | LSDM, BDI, PDSH, Alternativa – ka marrë 186.888 vota apo 45.51%.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme deri më tash del të jetë 16.714 vota (4.07%)

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës