Sporti

Numërohen 100% të golave në “Meazza”, triumfon koalicioni Dybala – Higuain

10/06/2019 22:49
nga:M K

Juventusi feston në Meazza, pas triumfit në “Derby d’Italia” ndaj Interit.

Kampionët aktual italian mposhtën Interin 1-2 si mysafir, për të kaluar kështu në krye të Serie A.

Gonzalo Higuain shënoi në minutën e 83-të, për t’ia shkaktuar humbjen e parë të edicionit dhe ndërprerjen e serisë prej 100% të skuadrës zikaltër, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht realizoi Dybala në minutën e 4’të, para se Martinez t’i barazojë shifrat në të 18-tën nga pika e bardhë.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, doli në skenë argjentinasi që realizoi golin e fundit të kësaj sfide.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel.

/GazetaBlic/

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan